Drejtoresha e Komunës së Pejës e pranon se e ka të punësuar vajzën e hallës tek Qendra për Punë Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albulena Muja Bajraktarin, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Përgjatë pyetjeve deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka pyetur drejtoreshën nëse ka ndonjë familjar apo mik të punësuar në Qendrën për Punë Sociale të…
Lajme
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albulena Muja Bajraktarin, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Përgjatë pyetjeve deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka pyetur drejtoreshën nëse ka ndonjë familjar apo mik të punësuar në Qendrën për Punë Sociale të Pejës.
Si fillim drejtoresha hezitoi të përgjigjet, duke e pyetur kryetarin e Komisionit nëse duhet me patjetër të përgjigjet.
Me këtë rast e njëjta tentoi që të përgjigjej tërthorazi, por më pas e pranoi se po.
Ajo deklaroi se ka të punësuar në QPS vajzën e hallës.
Deputeti e pyeti me këmbëngulje keni apo nuk keni familjar të punësuar?
“Në konceptin e asaj për çka jam ftu nuk ka relevanc kjo pyetje.Familjarët e mi janë qytetarë të Pejës, edhe shoqëria imë edhe derisa i kalojnë krejt kriteret edhe e kanë të arsyeshme edhe pjesën e rekrutimit..”,deklaroi ajo si fillim.
Më pas tha se “Në sektorin administrativ po, por jo në sektorin e vlerësimit profesional”.
Deputeti më pas e pyeti se “A mundet me ndodhë që administrata mundet mos me kry një punë të caktuar dhe si rrjedhojë e saj mundet me ardh deri tek një shkëputje e hallkës…”.
“Personi në fjalë është në administratës sociale, jo te e shërbimit social. Tek pjesa e shërbimit profesional nuk është, edhe është e kualifikume”.
“Cila është lidhja familjare?”.
“Qika e hallës…”,u përgjigj drejtoresha.
Gjithashtu Baloku e pyeti se a ka zyrtare në QPS që nuk kanë licencë aktive?
“Licenca ka skadu në fund të tetorit, për dy apo tre zyrtarë. Jo jo tash tash…”./Lajmi.net/