Erërat e fuqishme godasin Ferizajn, një person i lënduar dhe dëme në biznese e automjete

Një person është lënduar dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale si pasojë e erërave të fuqishme që kanë përfshirë Ferizajn. Policia e Kosovës ka njoftuar se erërat e forta kanë shkaktuar dëme në biznese, ndërtesa publike dhe automjete, ndërsa janë krijuar pengesa edhe në disa rrugë magjistrale. Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, ekipet policore,…

Lajme

20/11/2026 08:30

Një person është lënduar dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale si pasojë e erërave të fuqishme që kanë përfshirë Ferizajn.

Policia e Kosovës ka njoftuar se erërat e forta kanë shkaktuar dëme në biznese, ndërtesa publike dhe automjete, ndërsa janë krijuar pengesa edhe në disa rrugë magjistrale.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, ekipet policore, në bashkëpunim me autoritetet komunale dhe ekipet emergjente, kanë dalë në terren për të intervenuar në zonat e prekura.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme për shkak të rrezikut nga erërat e fuqishme.

Policia ka bërë të ditur se po trajtohen edhe raportimet e qytetarëve për dëmet dhe pengesat e shkaktuara në hapësirat publike.

Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192, zjarrfikësit në 193 dhe emergjencën mjekësore në 194.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit të lënduar apo vlerën e dëmeve materiale të shkaktuara.