Rasti në Prevallë: Tre vëllezërit dërgohen për një muaj në qeli, sulmuan vëllanë, motrën dhe djalin e mitur

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj tre personave, të dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe dëmtim të pasurisë, për rastin e përleshjes fizike që kishte ndodhur në Prevallë. Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj të pandehurve me inicialet S.SH., J.Sh. dhe E.Sh., pas kërkesës së Prokurorisë…

Lajme

19/11/2026 15:31

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj tre personave, të dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe dëmtim të pasurisë, për rastin e përleshjes fizike që kishte ndodhur në Prevallë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj të pandehurve me inicialet S.SH., J.Sh. dhe E.Sh., pas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit.

Në njoftim thuhet se ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 17 nëntor, rreth orës 15:40, në fshatin turistik Prevallë.

“Të pandehurit S.Sh., J.Sh., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarve – viktimave të ndjeshme vëllait B.Sh., dhe motrës motës F.B:, dhe të miturit D.B., në atë mënyrë që, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe xhelozisë të vazhdueshme familjare që kanë mes vete, lidhur me konkurrencën në biznesin e njëjtë të cilin e ushtrojnë ndër vite, ditën kritike, të pandehurit pasi që e vërejnë të dëmtuarin B.Sh., duke biseduar me një kushëri të tyre, dalin nga automjeti i tyre dhe menjëherë fillojnë duke e goditur me grushte në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit dhe pasi që aty ndërhynë për ti ndaluar e dëmtuara F.B:, dhe i mituri D.B.,  të pandehurit revoltohen dhe i godasin me grushte edhe të dëmtuarit F.B., dhe të mituri D.B., dhe atë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasoj e këtij sulmi fizik të dëmtuari marrin tretma mjekësor, për shkak të lëndime të lehta trupore të përshkruara si në raportet mjekësore lëshuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit “Daut Mustafa”.” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në kohën dhe vendin sikur më lartë, si më lartë të pandehurit S.Sh., J.Sh., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje, dëmtojnë pasurinë e personit tjetër, të miturit D.B., në atë mënyrë që, të pandehurit gjatë përleshjes fizike pasi që vërejnë se i dëmtuari po incizonte ngjarjen me telefonin e tij, të njëjtit në shenjë revolte, ia dëmtojnë telefonin e tij, me çka të dëmtuarit i shkaktojnë edhe dëm material.

“Gjithashtu duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale, i pandehui S.Sh., është i dënuar me dy (2) aktgjykime të plotfuqishme, për vepra penale të natyrës së ngjashme ekziston rreziku se me lënien në liri, të pandehurit mund të përsërisin veprat penale të njëjta, apo të kryejnë vepra penale edhe më të rënda.”, thuhet tutje.