Musliu e pyet Kurtin “Familjarët janë për dasma, a mendon edhe sot kështu”, Kurti: Anëtarët e familjeve tona s’është që s’kanë punu dikun

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, nëse vazhdon të qëndrojë prapa deklaratës së tij para disa vitesh se farefisi dhe familjarët janë për dasma e jo për institucione. “Pyetja ime konkrete për ju është: A mendoni edhe sot ashtu?”, e pyeti Musliu. Në përgjigje, Kurti tha se deklaratës së atëhershme…

Lajme

19/11/2026 15:09

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, nëse vazhdon të qëndrojë prapa deklaratës së tij para disa vitesh se farefisi dhe familjarët janë për dasma e jo për institucione.

“Pyetja ime konkrete për ju është: A mendoni edhe sot ashtu?”, e pyeti Musliu.

Në përgjigje, Kurti tha se deklaratës së atëhershme vazhdon t’i qëndrojë prapa.

“Ju e keni shkurtuar deklaratën me pak fjalë, por i qëndroj prapa asaj. Luftim i korrupsionit dhe nepotizmit pa asnjë kompromis. Nuk kam thënë duhet të vijë dikush që s’ka familje e farefis, por mos me qenë familja e farefisi lidhja, kushti dhe mundësia përmes të cilës dikush punësohet. Kjo nuk nënkupton që familjarët e farefisin e secilit ta persekutojmë apo largojmë nga Kosova. ”, u përgjigj Kurti.

Kurti më pas është kundërpërgjigjur pas deklarimit të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu e cila foli për punësimet e Vetëvendosjes nëpër institucioneve posaçërisht nëpër ambasada e diplomaci.

“Edhe kur kemi qenë në opozitë anëtarët e familjeve tona nuk është që s’kanë punu dikun. E para, e dyta dukuria e nepotizmit dhe korrupsionit nuk ekziston më në Kosovë, këtë e thonë raportet vendore e ndërkombëtare. Ndërkaq për emrat që lexuat ju do të duhej të na tregoni, se cili prej këtyre emrave nuk ka qenë në krye të listës kur është angazhuar e që lidhja familjare paska bërë që t’i kapërcej ata që kanë qenë më të zot e personi në fjalë qenka punësuar. Nuk është pyetja me i lexu kush janë anëtarët, se s’është keq edhe më i mësu, por nuk është se jam i interesuar.Na e sjellë një listë të tillë e jo më i mesu anëtarët e familjes të njerëzve tanë, s’ka kurgjo të keqe por s’kam kureshtje të tillë”,deklaroi Kurti.

Pas kësaj Musliu tha se priti që Kurti së paku t’i thotë bima qat listë se unë s’e kam ditë..

Tutje vazhdoi edhe deklarimi i deputetes së LDK-së, Jehona Lushkau mbi çështjen e korrupsionit.

“Korrupsioni në Kosovë luftohet çdo ditë, e kur një zyrtar i kërkohet të shpjegojë pasurinë e kur një punonjës denoncon eprorin që i kërkon të shkelë ligjin e një ministër del në Kuvend për të dhunë llogari për paranë publike. Shteti e kryen një detyrë që e ka nga dita e parë nga mandati. Për asnjërën prej këtyre s’duhet pritur miratimi i një strategjie.Prandaj të nderuar kolegë në Kuvend të Kosovës do t’u përgjigjem për datë, por nëse mendoni se pa një strategji nuk është luftuar korrupsioni duhet të përballeni me bilancin. Në veri ua kemi ngushtuar shumë hapësirën grupeve kriminale. Strukturuat paralele janë shpartalluar e janë mbyllur 29 rrugë ilegale, e janë shkatërruar 13 laboratorë droge. Aty ku para 2021 s’kishte asnjë stacion për kontrollin e kufirit sot janë 9-të”, tha Kurti.

“Ti tregon se je serioz për luftimin e korrupsionit kur strategjinë e korrupsioni e bën përnjëherë, e se ke bo. Që gjashtë vjet e që je në pushtet s’e pash që është arrestuar ndonjëri nga regjimi i kaluar siç ti i drejtohesh. Qekjo strategji është krejt strategjia jote. Prandaj është dashur të përmbushet si kriter”,shtoi Lushaku-Sadriu.

“Ne strategjinë e hartuam dhe e nxorëm në diskutim që në dhjetor 2024, këmbëngulja juaj për ta kthyer çdo krizë në zgjedhje e ka zgjatur periudhën e qeverisë në detyrë. Sot strategjia është gati, për 3 vitet e ardhshme përcakton ku është rreziku më i madh dhe si matet rezultati. Në qendër e kemi digjitalizimin”,shtoi Kurti./Lajmi.net/