Ish-lojtari i Chelseat: Mendova të vrisja veten
Futbollisti ukrainas Mykhailo Mudryk ka bërë një rrëfim tronditës për periudhën e vështirë që ka kaluar pas pezullimit për shkak të dopingut, duke zbuluar se në një moment kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës. I rikthyer te Tottenham pas periudhës së pezullimit, ish-futbollisti i Chelseat ka folur për ndikimin që kjo situatë ka pasur…
Sport
Futbollisti ukrainas Mykhailo Mudryk ka bërë një rrëfim tronditës për periudhën e vështirë që ka kaluar pas pezullimit për shkak të dopingut, duke zbuluar se në një moment kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës.
I rikthyer te Tottenham pas periudhës së pezullimit, ish-futbollisti i Chelseat ka folur për ndikimin që kjo situatë ka pasur në jetën e tij, duke e përshkruar lajmin për rastin e dopingut si një goditje të papritur.
“Nuk mund ta besoja se ishte e vërtetë, ishte një rrufe në qiell të hapur”, deklaroi Mudryk.
Sulmuesi ukrainas pranoi se kjo situatë e kishte rënduar shumë nga ana psikologjike dhe se kishte kaluar momente jashtëzakonisht të vështira.
“Më goditi rëndë mendërisht. Mendova të vrisja veten, por menjëherë e kuptova se kjo nuk ishte rruga e duhur”, rrëfeu ai.
Deklaratat e Mudryk vijnë pas një periudhe të gjatë larg fushave të futbollit, ndërsa çështja e tij e pezullimit për doping ka ndikuar ndjeshëm në karrierën e sulmuesit ukrainas.