Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të re, kërkon paga meritore dhe kushte më të mira për punëtorët
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka paralajmëruar vazhdimin e protestave, duke kërkuar paga më të dinjitetshme dhe trajtim më të mirë për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje. Përmes një njoftimi publik, sindikata ka bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet nesër, duke u bërë thirrje punëtorëve që t’i bashkohen…
Lajme
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka paralajmëruar vazhdimin e protestave, duke kërkuar paga më të dinjitetshme dhe trajtim më të mirë për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.
Përmes një njoftimi publik, sindikata ka bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet nesër, duke u bërë thirrje punëtorëve që t’i bashkohen kësaj forme të reagimit, transmeton lajmi.net.
Sipas sindikatës, kërkesat kryesore lidhen me përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe vlerësimin e kontributit të punonjësve të KEK-ut.
Protesta është paralajmëruar të fillojë në ora 11:00./lajmi.net/