FSK-ja do të mbajë ushtrime ushtarake në Batllavë, Koliq dhe Badovc

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonat e Batllavës, Koliqit dhe Badovcit, nga 18 deri më 24 nëntor 2026. Përmes një njoftimi, Komuna e Podujevës ka informuar qytetarët se gjatë kësaj periudhe mund të ketë lëvizje të personelit ushtarak dhe automjeteve të FSK-së në këto zona. Sipas…

Lajme

18/11/2026 18:56

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonat e Batllavës, Koliqit dhe Badovcit, nga 18 deri më 24 nëntor 2026.

Përmes një njoftimi, Komuna e Podujevës ka informuar qytetarët se gjatë kësaj periudhe mund të ketë lëvizje të personelit ushtarak dhe automjeteve të FSK-së në këto zona.

Sipas komunës, aktivitetet janë pjesë e trajnimeve të rregullta të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Lajmi.net/