Nesër protestohet para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja!
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër, përmes së cilës kërkohet rritja e buxhetit shtetëror për shërbimet sociale dhe familjare. Në një njoftim të përbashkët, të dy organizatat kanë shprehur shqetësimin për ndarjet aktuale buxhetore, duke…
Lajme
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër, përmes së cilës kërkohet rritja e buxhetit shtetëror për shërbimet sociale dhe familjare.
Në një njoftim të përbashkët, të dy organizatat kanë shprehur shqetësimin për ndarjet aktuale buxhetore, duke theksuar se ato nuk përmbushin nevojat reale të sektorit të shërbimeve sociale, transmeton lajmi.net.
KOMF-i, i cili përfaqëson 35 organizata anëtare, dhe RrGK-ja, me 108 organizata anëtare, u kanë bërë thirrje 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të angazhohen për sigurimin e financimit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për këto shërbime në kuadër të Buxhetit të vitit 2027.
Protesta është paralajmëruar të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00./lajmi.net/