Pjesëtarët e EULEX-it arrijnë te shtëpia e Jakup Krasniqit, pritet kthimi i tij në Hagë
Pjesëtarët e misionit të EULEX-it kanë arritur te shtëpia e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Prishtinë. Ata kanë ardhur për ta shoqëruar Krasniqin, i cili ndodhet në Kosovë pas vizitës humanitare të lejuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Krasniqi kishte ardhur në Prishtinë për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, e cila,…
Lajme
Pjesëtarët e misionit të EULEX-it kanë arritur te shtëpia e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Prishtinë.
Ata kanë ardhur për ta shoqëruar Krasniqin, i cili ndodhet në Kosovë pas vizitës humanitare të lejuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Krasniqi kishte ardhur në Prishtinë për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, e cila, sipas deklarimeve të Hysni Gucatit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. /Lajmi.net/

