Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë, dyshohet se flinin gjatë ndërrimit të natës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të katër punëtorëve të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg. Vendimi është marrë më 18 nëntor 2026, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të disiplinës në punë gjatë ndërrimit të tretë. Sipas njoftimit të Trepçës, shkeljet e evidentuara përfshijnë fjetjen në vendin…
Lajme
Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të katër punëtorëve të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg.
Vendimi është marrë më 18 nëntor 2026, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të disiplinës në punë gjatë ndërrimit të tretë.
Sipas njoftimit të Trepçës, shkeljet e evidentuara përfshijnë fjetjen në vendin e punës, raportimin e pasaktë të gjendjes së punonjësve dhe moskryerjen e detyrave mbikëqyrëse.
Ndërmarrja ka bërë të ditur se çështja u është përcjellë Komisionit Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje, në përputhje me rregulloret në fuqi.
“Trepça Sh.A. vazhdon të zbatojë me përgjegjësi parimet e disiplinës, transparencës dhe llogaridhënies në punë”, thuhet në njoftim.
Të katër punëtorët janë larguar përkohësisht nga puna deri në shqyrtimin e mëtejshëm të rastit nga organet përkatëse të ndërmarrjes. /Lajmi.net/