Shqipe Mehmeti Selimi shpreh mbështetje për Jakup Krasniqin dhe bashkëshorten e tij: I urojmë shërim të shpejtë zonjës Sevdije
Deputetja e VV-së, njëherit bashkëshortja e Rexhep Selimit Shqipe Mehmeti Selimi ka shkruar pasi Jakup Krasniqi ndodhet sot në Kosovë sepse gruaja e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot më shumë se çdo herë më parë, jemi pranë dhe në mbështetje të zonjës Sevdije dhe…
Lajme
Deputetja e VV-së, njëherit bashkëshortja e Rexhep Selimit Shqipe Mehmeti Selimi ka shkruar pasi Jakup Krasniqi ndodhet sot në Kosovë sepse gruaja e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot më shumë se çdo herë më parë, jemi pranë dhe në mbështetje të zonjës Sevdije dhe bacës Jakup, në këto kohë të vështira për ta dhe për të gjithë familjen Krasniqi.
“Zonjës Sevdije i urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Forca dhe qëndresa janë tipare të përhershme të saj”, ka shkruar Mehmeti Selimi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: