“Erdhi pa shenja jete” – Spitali në Prizren jep detaje për viktimën e vra*sjes në Suharekë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë. Rrahman Morina 60 vjeçar dyshohet të ketë vrarë Sylë Dakajn, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë. Në lidhje me vdekjen e tij, detaje ka dhënë Spitali i Përgjithshëm “daut Mustafa” në Prizren, shkruan lajmi.net. Ata kanë njoftuar se sot rreth orës 12:50, në Emergjencën…

Lajme

18/11/2026 14:08

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë.

Rrahman Morina 60 vjeçar dyshohet të ketë vrarë Sylë Dakajn, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

Në lidhje me vdekjen e tij, detaje ka dhënë Spitali i Përgjithshëm “daut Mustafa” në Prizren, shkruan lajmi.net.

Ata kanë njoftuar se sot rreth orës 12:50, në Emergjencën e këtij Spitali nga ekipi i urgjencës nga Suhareka, është dërguar Dakaj pa shenja jete, i plagosur nga arma e zjarrit.

“Gjatë ekzaminimit janë konstatuar disa plagë në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit. Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore, nga ekipi i emergjencës, kirurgu dhe anesteziologu kujdestar. Pavarësisht përpjekjeve dhe masave të ndërmarra për reanimim kardiopulmonar (RKP), ato kanë rezultuar pa sukses dhe është konstatuar vdekja e pacientit (Exitus letalis). Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurat dhe veprimet e mëtejshme ligjore”, thuhet në këtë njoftim.

Në lidhje me rastin, Morina është arrestuar sot nga Policia pas pak orësh në arrati. /Lajmi.net/