Presidentja Shiroka-Pula takon Daniel Serwerin, diskutojnë për sigurinë dhe zhvillimet politike në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justika Shiroka-Pula, ka pritur në takim profesorin dhe ekspertin e çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë, si dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor. Me këtë rast, presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e…

Lajme

18/11/2026 13:12

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justika Shiroka-Pula, ka pritur në takim profesorin dhe ekspertin e çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë, si dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën dhe forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamje edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet e tjera në rajon. /Lajmi.net/