Pas rastit të Arlinda Zekajt, vendoset një zyrtar policor në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan

Në objektin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Gjilan është vendosur një zyrtar policor nga Policia e Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së punonjësve të këtij institucioni. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi. “Nga sot,…

Lajme

18/11/2026 13:02

Në objektin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Gjilan është vendosur një zyrtar policor nga Policia e Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së punonjësve të këtij institucioni.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi.

“Nga sot, në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Gjilan është vendosur një zyrtar policor nga Policia e Kosovës. Ky hap synon rritjen e sigurisë në objekt, mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, si dhe vendosjen e rendit dhe rregullit në institucion”, ka bërë të ditur ajo.

Kadriu Qerimi ka theksuar se, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të rasteve që trajtohen në Qendrën për Punë Sociale, është e domosdoshme të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt për punonjësit dhe qytetarët që marrin shërbime.

Ky vendim vjen pas rastit të rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt, i cili ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë në institucionet që merren me trajtimin e rasteve sociale.

“Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbetet e përkushtuar në fuqizimin e QPS-së, përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për qytetarët”, ka deklaruar Kadriu Qerimi. /Lajmi.net/