Gucati tregon për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Jakup Krasniqit: Është në gjendje shumë të rëndë
Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka folur për gjendjen shëndetësore të Sevdije Krasniqit, bashkëshortes së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke bërë të ditur se ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një prononcim për lajmi.net, Gucati ka treguar se Sevdije Krasniqi vuan nga një sëmundje…
Lajme
Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka folur për gjendjen shëndetësore të Sevdije Krasniqit, bashkëshortes së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke bërë të ditur se ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një prononcim për lajmi.net, Gucati ka treguar se Sevdije Krasniqi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se së fundmi ka marrë trajtim në një spital në Turqi.
Ai ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje për gjendjen e saj, por ka theksuar se ajo është përkeqësuar ditëve të fundit.
Gucati ka bërë të ditur se Jakup Krasniqi ka ardhur në Prishtinë pas lejes së dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë për një vizitë humanitare, me qëllim që të qëndrojë pranë bashkëshortes së tij.
Ai ka treguar gjithashtu se ka parë edhe autoambulancën në oborrin e shtëpisë së familjes Krasniqi në Prishtinë.
Ndërkohë, Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar se Krasniqit i është lejuar vizita humanitare në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Kujtojmë se më 16 shtator 2026, Jakup Krasniqi u dënua në shkallë të parë me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë. /Lajmi.net/