Policia e Kosovës realizon dy ekstradime, të dyshuarit kthehen nga Shqipëria dhe Franca

Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare, të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, të dy ekstradimet janë realizuar të martën, më 17 nëntor 2026, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë. Nga Shqipëria është ekstraduar shtetasi kosovar me inicialet…

Lajme

17/11/2026 20:16

Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare, të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, të dy ekstradimet janë realizuar të martën, më 17 nëntor 2026, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

Nga Shqipëria është ekstraduar shtetasi kosovar me inicialet H.K., i cili kërkohej në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.

Ndërkaq, nga Franca është kthyer në Kosovë shtetasi me inicialet A.S., i cili po ashtu ishte në kërkim ndërkombëtar me urdhër të institucioneve të drejtësisë së vendit.

Pas ekstradimit, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe asaj në Ferizaj, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia ka bërë të ditur se operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë e tjera policore dhe institucionet e drejtësisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: