lajmi.net

Dështon mbledhja e kryesisë

Nënkryetari i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola njoftoi se ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. “Nuk patëm kourum për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë”, tha Gola para gazetarëve. Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit nuk është arritur pajtueshmëri për…

Lajme

17/11/2026 15:49

Nënkryetari i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola njoftoi se ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Nuk patëm kourum për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë”, tha Gola para gazetarëve.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit nuk është arritur pajtueshmëri për çështjet e rendit të ditës.

Pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes, Tahiri tha paga gazetarëve se kërkesa e grupit parlamentar është që seanca e së enjtes të mbahet si dhe dekreti i presidentes lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvend.

“Sot nuk patëm kuptim për mbledhjen e Kryesisë. Rendi i ditës për të enjten ka ardhur me kohë. Ajo që ne e thamë si grup parlamentar është shumë e thjeshtë: ne kërkojmë që seanca e së enjtes të mbahet dhe njëkohësisht dekreti i presidentes për Ligjin për Specialen të kthehet në Kuvend. Kjo është kërkesa jonë, duhet të ketë qartësi”, tha Tahiri.