Nasim Haradinaj pas aktgjykimit në Hagë: Rexha, Kadria dhe Hashimi, të tre janë të përgjuar
Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë. Haradinaj ka përmendur edhe emrat e Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se edhe ata janë përfshirë në çështje që lidhen me vizitat dhe…
Lajme
Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Haradinaj ka përmendur edhe emrat e Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se edhe ata janë përfshirë në çështje që lidhen me vizitat dhe komunikimet në Hagë.
Ai ka kritikuar mënyrën se si janë trajtuar akuzat për përcjelljen e mesazheve, duke thënë se, po të kishte pasur qëllim për të dërguar mesazhe, ato do të mund të përcilleshin edhe pa qenë e nevojshme që personat të shkonin në vizita.
“Unë ta garantoj krejt këto çka i ka marrë Hashim Thaçi, mos harroni edhe Rexha është i njëjtë i akuzum. Pse se kanë qit aty, se është i dënum me vizita? Rexha, Kadria edhe Hashimi, të tre janë të përgjum”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe pretendimet lidhur me lëshimin e muzikës gjatë vizitave, duke iu referuar një deklarate të mëhershme për Artan Behramin.
Haradinaj ka bërë edhe një krahasim me dënimin e tij të mëparshëm në Hagë, duke thënë se për të përcjellë një mesazh do të duhej të përballej me një proces dhe dënim shumëvjeçar.
Ish-kreu i OVL-UÇK-së ka qenë vetë i dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në një rast që lidhej me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe frikësimin e dëshmitarëve. /Lajmi.net/