Pacolli thirrje Kurtit: Lëni mënjanë dallimet politike, bashkohuni në mbrojtje të atyre që luftuan për lirinë tonë – i gatshëm të jap kontributin tim
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke e cilësuar zhvillimin e sotëm si thellësisht shqetësues. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar se drejtësia nuk duhet të shndërrohet në instrument të përplasjeve politike dhe as të përdoret për…
Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke e cilësuar zhvillimin e sotëm si thellësisht shqetësues.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar se drejtësia nuk duhet të shndërrohet në instrument të përplasjeve politike dhe as të përdoret për të njollosur luftën çlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Haga dhe Çlirimtarët! Drejtësia nuk duhet të shndërrohet në instrument të hesapeve politike apo të përdoret për të njollosur luftën çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që t’i lënë anash dallimet dhe të bashkohen në mbrojtje të asaj që e cilëson si të vërtetë historike dhe dinjitet kombëtar.
Në veçanti, Pacolli i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar angazhim të përbashkët për këtë çështje.
“I bëj thirrje gjithë spektrit politik, veçanërisht kryeministrit Albin Kurti, t’i lëmë mënjanë dallimet dhe të bashkohemi në mbrojtje të së vërtetës historike, dinjitetit kombëtar dhe sakrificës së atyre që luftuan për lirinë tonë. Kjo çështje prek shtetin dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar ai.
Në fund të reagimit, ish-presidenti ka shprehur gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij në këtë drejtim.
“Jam plotësisht i gatshëm të jap kontributin dhe përvojën time, me bindjen se drejtësia duhet të triumfojë”, ka përfunduar Pacolli./lajmi.net/