Sërdanoviq: Qeveria e re mund të formohet deri në fund të vitit
Illija Sërdanoviq, deputeti që i priu Listës Studentore në zgjedhje, tha se qeveria e re e Serbisë mund të formohet deri në fund të vitit. Sipas tij, hapi i ardhshëm institucional është shpallja e zgjedhjeve presidenciale. Duke folur para gazetarëve gjatë pushimit të seancës konstituive, ai tha se përparësi sot është zgjedhja e organeve drejtuese…
Lajme
Illija Sërdanoviq, deputeti që i priu Listës Studentore në zgjedhje, tha se qeveria e re e Serbisë mund të formohet deri në fund të vitit. Sipas tij, hapi i ardhshëm institucional është shpallja e zgjedhjeve presidenciale.
Duke folur para gazetarëve gjatë pushimit të seancës konstituive, ai tha se përparësi sot është zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit.
“Nisim me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse kështu zgjedhim edhe ushtruesin e detyrës së presidentit të Serbisë”, tha Sërdanoviq.