Lushtaku reagon pas dënimit të dytë të Thaçit: Kokën lart, çlirimtar!
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dalë në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas dënimit të tij në rastin për pengim të drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku ka shpërndarë një mesazh në të cilin procesin gjyqësor ndaj Thaçit e cilëson si politik dhe jo si një proces të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dalë në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas dënimit të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku ka shpërndarë një mesazh në të cilin procesin gjyqësor ndaj Thaçit e cilëson si politik dhe jo si një proces të drejtësisë, transmeton lajmi.net.
“Hashim Thaçi: Kjo është politike, jo drejtësi”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Lushtaku.
Reagimin e tij, kryetari i Skenderajt e ka përmbyllur me fjalët: “Kokën lart, çlirimtar!”, në shenjë mbështetjeje për ish-presidentin./lajmi.net/