Limaj pas dënimit të Thaçit në rastin e dytë: Kuvendi duhet të veprojë, ligji duhet të rikthehet në fuqi – Kosova nuk mund të mbetet spektatore
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dal me reagim pas aktgjykimit në rastin “Thaçi 2”, për pengim të drejtësisë, ku ish-presidenti u dënua me 17 muaj burgim. Limaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të veprojnë, e jo të qëndrojnë spektatorë para vendimeve të Hagës, transmeton lajmi.net. “Kosova ka nevojë për drejtësi të…
Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dal me reagim pas aktgjykimit në rastin “Thaçi 2”, për pengim të drejtësisë, ku ish-presidenti u dënua me 17 muaj burgim.
Limaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të veprojnë, e jo të qëndrojnë spektatorë para vendimeve të Hagës, transmeton lajmi.net.
“Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, për dinjitet dhe për institucione që mbrojnë interesin e shtetit të tyre.”, shkroi ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Edhe një padrejtësi, edhe një arsye më shumë për të ngritur seriozisht çështjen e drejtësisë që po administrohet në emër të Kosovës.
Drejtësia nuk është vetëm shpallja e një aktgjykimi. Ajo kërkon paanshmëri, integritet, barazi të palëve dhe zbatim të standardeve të njëjta për të gjithë.
Çdo proces gjyqësor duhet të garantojë të drejtën e mbrojtjes, shqyrtimin e paanshëm të provave dhe respektimin e plotë të standardeve të një gjykimi të drejtë.
Pikërisht për këtë, shqetësimet për mënyrën se si po zhvillohen këto procese nuk mund të anashkalohen.
Kosova nuk mund të mbetet vetëm spektatore. Institucionet tona duhet të marrin përgjegjësinë që u takon. Kuvendi duhet të veprojë, ligji duhet të rikthehet në fuqi dhe duhet të hapet një debat serioz për të ardhmen dhe mandatin e kësaj Gjykate.
Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, për dinjitet dhe për institucione që mbrojnë interesin e shtetit të tyre./lajmi.net/