Gjyqtari në Hagë zbulon diskutimet e Thaçit për dëshmitarin Zyrapi: Mos e përzi, mos e përzi
Gjykatësi Christopher Gosnell, gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit, është ndalur edhe te vizitat e 9 shtatorit dhe 7 tetorit 2023, në të cilat përfshihen Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj. Sipas konstatimeve të trupit gjykues, Thaçi dhe Smakaj akuzoheshin për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes veprimeve të përbashkëta.…
Lajme
Gjykatësi Christopher Gosnell, gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit, është ndalur edhe te vizitat e 9 shtatorit dhe 7 tetorit 2023, në të cilat përfshihen Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj.
Sipas konstatimeve të trupit gjykues, Thaçi dhe Smakaj akuzoheshin për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes veprimeve të përbashkëta.
Ndaj Thaçit rëndonin gjithashtu akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës, ndërsa Smakaj akuzohej se e kishte ndihmuar Thaçin në mosbindjen ndaj gjykatës.
Gjatë përmbledhjes së ngjarjeve, gjykatësi përmendi edhe dëshmitarin e Prokurorisë në rastin 106, Bashkim Zyrapi, emrin e të cilit Thaçi e kishte përmendur disa herë gjatë vizitës së parë.
Sipas përshkrimit të gjykatës, Thaçi kishte kaluar nga shprehja e shpresës se dëshmitari do të dëshmonte, deri te diskutimi për informacionet që duhej t’i jepeshin atij.
Gjatë këtij diskutimi, Thaçi kishte thënë:
“Mos e përzi, mos e përzi, çfarë, çfarë, çfarë qeverie e përkohshme, ambicie…”
Seanca po vazhdon me paraqitjen e konstatimeve të trupit gjykues për akuzat ndaj të përfshirëve në këtë proces. /Lajmi.net/