Kapet vetura me targa serbe në Bërnjak, katër kosovarë dyshohen për kalim ilegal të kufirit
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, ku gjatë kontrollit janë hasur pesë persona, katër prej të cilëve dyshohen për kalim ilegal të kufirit. Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën për kontroll. Gjatë verifikimeve, dyshohet se katër…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, ku gjatë kontrollit janë hasur pesë persona, katër prej të cilëve dyshohen për kalim ilegal të kufirit.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën për kontroll.
Gjatë verifikimeve, dyshohet se katër shtetas të Kosovës, dy gra dhe dy burra, kishin hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/