“Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë” – Ramush Haradinaj kujton vëllain e rënë në 53-vjetorin e lindjes
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, Luan Haradinajn, në 53-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ndarë një mesazh kushtuar vëllait të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës. “Luan, linde 53 vjet më parë, por për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, ka shkruar Haradinaj.…
Lajme
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, Luan Haradinajn, në 53-vjetorin e lindjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ndarë një mesazh kushtuar vëllait të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.
“Luan, linde 53 vjet më parë, por për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, ka shkruar Haradinaj.
Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Deçanit dhe ra më 6 maj 1997, gjatë një përleshjeje me forcat serbe në Qafën e Mullarit, në zonën e Hasit, në moshën 23-vjeçare.