ShKK kujdeset mirë për të burgosurit, jep tender në vlerë rreth 200 mijë euro për pemë dhe perime

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka dhënë një tender në vlerë 198 mijë e 882 euro. Ky tender, është për furnizim me pemë dhe perime për të gjitha Institucionet e Shërbimit Korrektues, shkruan lajmi.net. Tenderin e ka fituar “ENZO” SH.P.K në Drenas me ofertën më të lirë, ndërsa në garë ka qenë edhe Beni Dona SH.P.K…

Lajme

16/11/2026 15:58

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka dhënë një tender në vlerë 198 mijë e 882 euro.

Ky tender, është për furnizim me pemë dhe perime për të gjitha Institucionet e Shërbimit Korrektues, shkruan lajmi.net.

Tenderin e ka fituar “ENZO” SH.P.K në Drenas me ofertën më të lirë, ndërsa në garë ka qenë edhe Beni Dona SH.P.K dhe N.T.P Hajdini Comerc.

SHKK e ka hapur këtë tenderë në vlerë prej 220 mijë eurove, por që kompania fituese ka ofertuar më lirë.

Përmes këtij tenderi, të burgosurit do të mund të hanë pemë dhe perime.

Sa të burgosur ka tani për tani në vendin tonë?

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, në burgjet e Kosovës aktualisht ndodhen 1 mijë e 778 persona të burgosur.

Për secilin nga këta të burgosur, SHKK duhet t’iu siguroj akomodim, ushqim, higjienë personale e nevoja të tjera të tyre, që paguhen përmes buxhetit të shtetit apo thënë qartë nga xhepi i secilit qytetar të Kosovës.

Sipas organizatave monitoruese, ushqimi brenda burgjeve përgatitet sipas standardeve të rregullta dhe përfshin tri shujta në ditë. Menyja javore është e larmishme duke përfshirë mish, perime, fruta dhe çajra.

“Shpenzimet ditore për një person të burgosur janë afërsisht 33 euro. Në këtë shumë përfshihen shpenzimet për akomodim, ushqim, higjienë personale dhe shërbime të tjera të nevojshme gjatë qëndrimit në institucionet korrektuese”, kanë thënë nga SHKK për lajmi.net. 

Këta të burgosur gjithsej, buxhetit të shtetit të Kosovës i kushtojnë 58 mijë e 674 euro.

Numri i të burgosurve në vend ndryshon në ndërkohë. Ai mund të rritet kur në vend kryhen më shumë vepra penale, mund të zbritet kur të dënuarit i kryejnë dënimet e tyre apo falen nga Presidentja çdo vit, apo mbetet i njëjtë për një kohë.

Kurse në burgjet e Kosovës vitin e kaluar (gjatë vitit 2025) numri total i personave të privuar nga liria sillej mesatarisht midis 1,700 dhe 1,800 të burgosur.

Sipas të dhënave zyrtare të ofruara nga drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), ndarja e këtij numri bëhej në dy kategori:

  • Të dënuar: Rreth 1,100 persona që po vuanin dënimin e tyre përfundimtar.
  • Të paraburgosur: Rreth 600 deri në 700 persona të cilët ishin në pritje të përfundimit të proceseve apo vendimeve gjyqësore.

Ky numër konsiderohej i qëndrueshëm dhe brenda kapaciteteve të plota të sistemit të burgjeve, duke shmangur problemet e mbipopullimit që hasen në vende të tjera.