A mund të bëhet konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronarëve jo-kundërvajtës? Gjykata Administrative me vendim

Gjykata Administrative e Kosovës, duke vendosur në çështjen administrative Ap.nr.2257/24, të iniciuar nga paditësi A.M., kundër të paditurës Ministria e Punëve të Brendshme – Policia e Kosovës, ka vendosur se konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronareve jo-kundërvajtës, mund të bëhet vetëm duke zbatuar parimin e propercionalitetit. Sipas një njoftimi për media thuhet se Gjykata…

Lajme

16/11/2026 15:54

Gjykata Administrative e Kosovës, duke vendosur në çështjen administrative Ap.nr.2257/24, të iniciuar nga paditësi A.M., kundër të paditurës Ministria e Punëve të Brendshme – Policia e Kosovës, ka vendosur se konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronareve jo-kundërvajtës, mund të bëhet vetëm duke zbatuar parimin e propercionalitetit.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Gjykata vlerëson se dispozita e neni 246 paragrafi 6 krijon të ashtuquajturën konfiskim automatik të automjetit të pronarit i cili nuk ka qenë shkaktuar i kundërvajtjes, duke mos lënë mundësinë e shqyrtimit të dijenisë së pronarit të veturës në raport faktin apo dijeninë se shoferi kundërvajtës kishte të ndaluar drejtimin e automjetit.

Sipas Gjykatës, nuk kontestohet e drejta e të paditurës Policisë së Kosovës që në par.6 të nenit 246 të Ligjit të bëj konfiskimin e përkohshëm të veturës edhe në rastet kur bëhet ndaj veturës së pronarit i cili nuk ka qenë kundërvajtës, por zbatimi i dispozitës përmes së cilës autorizohet në mënyrë automatike konfiskimi i përkohshëm i veturës së personave të tretë, duhet të bëhet duke marrë për bazë të gjitha rrethanat e rastit konkret, e veçanërisht veprimi i tillë të jetë në harmoni me parimin e propercionalitetit që përbën parim bazë të organit publik kundërvajtës gjatë ushtrimit veprimeve administrative

Andaj, Gjykata vlerëson se e paditura Policia e Kosovës, me rastin e nxjerrjes së vendimit të kontestuar në pjesën e konfiskimit të përkohshëm 3 (tre) mujor të veturës së paditësit pa qenë kundërvajtës, nuk ka zbatuar parimin e propercionalitetit, duke shmangur vlerësimin e drejtë dhe të balancuar në mes masës së vendosur ndaj pronarit të veturës i cili nuk ishte kundërvajtës, në raport me qëllimin që kërkohet të arrihet ndaj kundërvajtësit, përmes konfiskimit të veturës e cila nuk ka qenë në pronësi të kryesit.