Katër punonjës suspendohen në QKUK pas parregullsive me menaxhimin e barnave

Katër punonjës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues. Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, ndërsa çështja është diskutuar edhe në mbledhjen e tetë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). Gjatë kësaj mbledhjeje, drejtori…

Lajme

15/11/2026 13:31

Katër punonjës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, ndërsa çështja është diskutuar edhe në mbledhjen e tetë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Gjatë kësaj mbledhjeje, drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, ka raportuar për masat e para disiplinore të ndërmarra ndaj punonjësve.

Bordi Drejtues ka kërkuar që Drejtoria e Përgjithshme të raportojë rregullisht për ecurinë e procedurave disiplinore dhe veprimet e mëtejshme.

SHSKUK ka bërë të ditur se trajtimi i rasteve do të vazhdojë në përputhje me procedurat në fuqi, me synim rritjen e përgjegjësisë institucionale në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.

Ndërkohë, mungesa e barnave dhe materialit shpenzues në QKUK ka qenë temë e vazhdueshme e raportimeve mediale. Për këtë çështje, më 13 nëntor është mbajtur edhe një interpelancë në Kuvendin e Kosovës, por deri më tani problemi nuk ka marrë zgjidhje. /Lajmi.net/