Këmbësorja goditet nga vetura në Mitrovicë të Veriut, pëson lëndime të rënda

Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut. Aksidenti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 00:02, derisa viktima ishte duke kaluar rrugën. Sipas raportit policor, e lënduara fillimisht ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut. “Lëndimet janë…

Lajme

15/11/2026 09:40

Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut.

Aksidenti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 00:02, derisa viktima ishte duke kaluar rrugën.

Sipas raportit policor, e lënduara fillimisht ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

“Lëndimet janë të rënda dhe do të transferohet jashtë vendit”, thuhet në raportin policor, duke iu referuar vlerësimit të mjekut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori. /Lajmi.net/