KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Vrellë, pritet prani e shtuar ushtarake

KFOR-i do të zhvillojë ushtrimin ushtarak “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë këtij ushtrimi banorët e zonës mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve. “Ky është pjesë e ushtrimit të…

Lajme

15/11/2026 09:31

KFOR-i do të zhvillojë ushtrimin ushtarak “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë këtij ushtrimi banorët e zonës mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve.

“Ky është pjesë e ushtrimit të planifikuar, i cili synon të avancojë koordinimin, bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve”, thuhet në njoftim.

Ushtrimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe aftësisë së institucioneve të sigurisë për të vepruar së bashku në mënyrë efektive. /Lajmi.net/