Drake befason në skenë këngëtaren shqiptare, bëhet viral momenti kur këndojnë bashkë

Drake ka bërë një paraqitje surprizë në një prej koncerteve të artistes shqiptare, Qendresa. Reperi kanadez u shfaq në shoun e Qendresës në Toronto, duke u ngjitur në skenë për të kënduar bashkë me të këngën “Slap The City”. Fansat u befasuan nga kjo paraqitje dhe shijuan shfaqjen. Drake, që kohëve të fundit po shpërfaq…

ShowBiz

14/11/2026 22:36

Drake ka bërë një paraqitje surprizë në një prej koncerteve të artistes shqiptare, Qendresa.

Reperi kanadez u shfaq në shoun e Qendresës në Toronto, duke u ngjitur në skenë për të kënduar bashkë me të këngën “Slap The City”.

Fansat u befasuan nga kjo paraqitje dhe shijuan shfaqjen.

Drake, që kohëve të fundit po shpërfaq çdo herë e më shumë fiksimin e tij me shqiptarët, e kishte ftuar Qendresën, një artiste e re në rritje, në albumin e tij.

Kënga e tyre, “Slap The City”, ka marrë mbi 9 milionë klikime në YouTube.

VIDEO