Dardan Berisha rikthehet në Pejë
Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, është rikthyer te skuadra e KB Pejës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi pejan përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e prezantuar Berishën si përforcimin e radhës për sezonin 2026/27. “Zyrtarisht DB11 kthehet në KB Peja”, thuhet në njoftimin e klubit. Berisha do të luajë në…
Sport
Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, është rikthyer te skuadra e KB Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi pejan përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e prezantuar Berishën si përforcimin e radhës për sezonin 2026/27.
“Zyrtarisht DB11 kthehet në KB Peja”, thuhet në njoftimin e klubit.
Berisha do të luajë në pozitën e organizatorit të lojës (point guard), ndërsa rikthimi i tij pritet të jetë një nga lëvizjet e rëndësishme të Pejës para sezonit të ri.
Basketbollisti ka qenë një nga emrat e njohur të basketbollit kosovar, ndërsa me këtë rikthim do të veshë sërish fanellën e skuadrës pejane.