Ndihmëssekretari amerikan takon përfaqësuesit e Listës Studentore, u përcjell edhe një porosi për Dialogun Strategjik

Ambasada amerikane në Serbi, ka njoftuar se ndihmëssekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan, është takuar me përfaqësuesit e Listës Studentore në Serbi, për t’i përgëzuar për suksesin e tyre në zgjedhje dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Sipas njoftimit të bërë publik thuhet se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të…

Lajme

13/11/2026 09:23

Ambasada amerikane në Serbi, ka njoftuar se ndihmëssekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan, është takuar me përfaqësuesit e Listës Studentore në Serbi, për t’i përgëzuar për suksesin e tyre në zgjedhje dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Sipas njoftimit të bërë publik thuhet se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të bashkëpunojnë me udhëheqjen e ardhshme të Serbisë për realizimin e prioriteteve të përbashkëta.

Njoftimi i plotë:

Ndihmëssekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan, u takua me përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore dhe të Listës Studentore në Serbi, për t’i përgëzuar për suksesin e tyre në zgjedhje dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

🇺🇸 🇷🇸 Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të bashkëpunojnë me udhëheqjen e ardhshme të Serbisë për realizimin e prioriteteve të përbashkëta. Presim me padurim vazhdimin e Dialogut Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, si dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona./Lajmi.net/