Shqipëri – Finlandë, publikohen formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve
Shqipëria përballet me Finlandën në Tiranë, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për ecurinë e saj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë synojnë të marrin tri pikët për të mbrojtur pozitën e parë në Grupin C1 dhe për t’iu afruar rikthimit në Ligën B. Shqipëria vjen në këtë përballje pas një serie pozitive, me tri…
Sport
Shqipëria përballet me Finlandën në Tiranë, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për ecurinë e saj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë synojnë të marrin tri pikët për të mbrojtur pozitën e parë në Grupin C1 dhe për t’iu afruar rikthimit në Ligën B.
Shqipëria vjen në këtë përballje pas një serie pozitive, me tri fitore në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Në anën tjetër, Finlanda pozicionohet në vendin e tretë dhe kërkon rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë mundësitë e saj për promovim, transmeton lajmi.net.
Në takimin e parë mes dy përfaqësueseve, të zhvilluar në Helsinki, Finlanda kishte fituar me rezultat 2:1. Kësaj radhe, Shqipëria do të synojë të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve për të triumfuar.
Ndërkohë, tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare me të cilat të dyja kombëtaret do ta nisin ndeshjen.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (3-4-2-1): 1 Berisha, 6 Gjimshiti, 18 Ismajli, 3 Mitaj, 4 Hysaj, 8 Asllani, 20 Ramadani, 2 Pilo, 10 Muçi, 14 Laçi, 7 Manaj.
Finlanda (5-3-2): 1 Hradecky, 3 Stahl, 5 Tenho, 21 Koski, 17 Mahuta, 7 Antman, 11 Markhiev, 10 Walta, 18 Keskinen, 9 Jensen, 19 Källman./lajmi.net/