Kaos në Merdarë: Kolona kilometrike të kamionëve, “s’po punon printeri” – rampa e terminalit e përforcuar me dru e kabllo

Kolona të gjata kamionësh janë krijuar në terminalin doganor në Merdarë, ku drejtuesit e mjeteve të rënda po presin për shkak të ndërprerjes së shërbimeve. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, kolona e kamionëve ka arritur në rreth 2 deri në 3 kilometra, ndërsa dyshohet se mund të jetë edhe më e gjatë. Në pamjet…

Lajme

12/11/2026 13:39

Kolona të gjata kamionësh janë krijuar në terminalin doganor në Merdarë, ku drejtuesit e mjeteve të rënda po presin për shkak të ndërprerjes së shërbimeve.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, kolona e kamionëve ka arritur në rreth 2 deri në 3 kilometra, ndërsa dyshohet se mund të jetë edhe më e gjatë.

Në pamjet e siguruara dëgjohen doganierët duke thënë se “s’po punon printeri”, gjë që raportohet se ka shkaktuar bllokimin e shërbimeve në terminal.

Ndërkohë, në një fotografi nga terminali shihet edhe gjendja e rampës hyrëse, e cila është përforcuar me copa druri dhe është lidhur me kabllo.

Ende nuk dihet se kur pritet të normalizohet puna në terminal.

VIDEO