Zyrtare: Manchester Unitedi shkarkon Michael Carrickun
Manchester Unitedi ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Michael Carrick, i cili nuk do të jetë më në krye të ekipit të parë të meshkujve. Përmes një komunikate zyrtare, klubi anglez ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për ndryshim në stolin e trajnerit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, pavarësisht rezultateve…
Sport
Manchester Unitedi ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Michael Carrick, i cili nuk do të jetë më në krye të ekipit të parë të meshkujve.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi anglez ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për ndryshim në stolin e trajnerit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, pavarësisht rezultateve pozitive që Carrick kishte arritur në pjesën e dytë të edicionit të kaluar.
Carrick ishte rikthyer në Manchester United në janar dhe arriti ta udhëhiqte ekipin drejt pozitës së tretë në Premier League, duke fituar 12 nga 17 ndeshjet e mbetura të sezonit 2025/26. Sipas klubit, Unitedi grumbulloi më shumë pikë se çdo skuadër tjetër në ligë gjatë kësaj periudhe.
Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë vlerësuar se një ndryshim në pankinë është i domosdoshëm për të përmbushur objektivat e vendosura.
Në komunikatë, Manchester Unitedi e ka cilësuar Carrickun si legjendë të klubit, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij, si në kohën kur ishte futbollist, ashtu edhe gjatë periudhës si trajner.
Klubi ka bërë të ditur se synon ta emërojë sa më shpejt pasardhësin e Carrickut.