Rasti i Arlinda Zekajt, kreu i Gjykatës në Pejë: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka deklaruar se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore lidhur me rastin e Arlinda Zekajt. I pyetur nëse janë ndërmarrë masa disiplinore lidhur me këtë rast, Haxhijaj është përgjigjur se veprimet e institucioneve gjyqësore janë sqaruar përmes një komunikate të publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata…

Lajme

12/11/2026 13:07

Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka deklaruar se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

I pyetur nëse janë ndërmarrë masa disiplinore lidhur me këtë rast, Haxhijaj është përgjigjur se veprimet e institucioneve gjyqësore janë sqaruar përmes një komunikate të publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Pejë.

“E kemi një komunikatë që është publikuar prej Këshillit Gjyqësor dhe gjykatës, për veprimet që janë ndërmarrë prej fillimit deri në përfundim. Nuk kam hapur procedurë disiplinore”, ka deklaruar Haxhijaj.

Ndërkohë, sot është shtyrë seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, në Gjykatën Themelore në Pejë.

Seanca për veprën penale “Kanosja” ishte paraparë të mbahej në orën 11:00, por është shtyrë pas kërkesës së avokatit të palës së dëmtuar, Besnik Berisha.

Seanca e radhës është caktuar për 24 nëntor 2026, në orën 13:00./Lajmi.net/