“Nëse shkalla e fundit e vërteton që ata kanë bërë krim, unë do të pajtohem me këtë vendim” Anton Quni për ish-krerët

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, mbrëmë ka folur në lidhje me çështjen e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe dënimit që iu dha atyre prej 81 vite burgim. Ndër të tjerash Anton Quni lëshoi edhe një deklaratë, ku tha se nëse shkalla e fundit e gjyqësisë në Hagë e vërteton që ata kanë…

Lajme

12/11/2026 12:40

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, mbrëmë ka folur në lidhje me çështjen e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe dënimit që iu dha atyre prej 81 vite burgim.

Ndër të tjerash Anton Quni lëshoi edhe një deklaratë, ku tha se nëse shkalla e fundit e gjyqësisë në Hagë e vërteton që ata kanë bërë krim, do të pajtohet me këtë vendim.

“Nëse edhe në epilogun përfundimtar shkalla e fundit e gjykatës e vërteton se ata kanë kryer krime unë do të pajtohem me atë gjykim, nëse shkalla e fundit e vërteton duke u bazuar në fakte të tjera që ata nuk kanë asgjë të bëjnë me këto situata për të cilat kemi kriju bindje të ndryshme, besom që unë do të ndjehem i lumtur se përgjegjësinë atëherë duhet me kërku diku tjetër”,deklaroi Quni.

Kurse një debat i Qunit me Hashim Thaçin në kohën kur ai ishte president është kthyer në publik.

Bëhet fjalë për një deklarim të Thaçit në mbledhjen e komisionit në Kuvend, ku ndër të tjerash Hashim Thaçi iu drejtua Qunit me “Bushko Buha”.

Madje Thaçi deklaronte se Quni hyri në Kosovë pasi hyri NATO dhe s’ka qenë kurrfarë luftëtari.

“Je hy në Kosovë pasi u hy NATO, prandaj ke qenë një mercenar luftëtar. S’je luftëtar i lirisë, por një Boshko Buhë i paguar”

“Ti e din kush është, e kur flet për luftë mos u djersit. Se ti në luftë je kon kah fundi, një këmbë në Kosovë e një në Shqipëri për me u largu sa ma shpejtë, gjithmonë shpinën sa ma sigurt. Kurrë në Kosovë s’je hy me luftu”,deklaronte Thaçi.

“Nëse ke shku në Istikhame me i vizitu duke qenë i paguar, prandaj ke qenë mercenar, Boshko Buhë i paguar” i thoshte asokohe Thaçi-Qunit.

Dyshja shpesh herë kanë pasur debate të ngjashme, por që deklarimi i fundit i Qunit i riktheu paska ato./Lajmi.net/