Hajnat hyjnë në një objekt të braktisur të RTK-së në Obiliq, marrin gjeneratorë, kontejnerë dhe pajisje tjera në vlerë rreth 30 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një objekt të braktisur të RTK-së në fshatin Bakshi në Obiliq. Hajnat kanë depërtuar brenda objektit dhe kanë marrë gjenerator, kontejnerë dhe pajisje tjera në vlerë rreth 30 mijë euro. Rasti po hetohet. “Fsh. Bakshi, Obiliq  11.11.2026. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në një objekt të braktisur…

Lajme

12/11/2026 09:13

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një objekt të braktisur të RTK-së në fshatin Bakshi në Obiliq.

Hajnat kanë depërtuar brenda objektit dhe kanë marrë gjenerator, kontejnerë dhe pajisje tjera në vlerë rreth 30 mijë euro.

Rasti po hetohet.

“Fsh. Bakshi, Obiliq  11.11.2026. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në një objekt të braktisur të RTK-së, persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit dhe nga aty kanë arritur të marrin gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera në vlerë rreth 30.000€. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/