Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë, dy persona dërgohen në mbajtje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Prishtinë. Në rastin e parë, një person, i ka shkaktuar presion psikik dy fëmijëve të tij me ish-bashkëshorten. I dyshuari nuk është arrestuar. “Prishtinë 11.11.2026. Është raportuar se ish bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi u shkakton presion psikik dy fëmijëve të…

Lajme

12/11/2026 09:10

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Prishtinë.

Në rastin e parë, një person, i ka shkaktuar presion psikik dy fëmijëve të tij me ish-bashkëshorten. I dyshuari nuk është arrestuar.

“Prishtinë 11.11.2026. Është raportuar se ish bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi u shkakton presion psikik dy fëmijëve të mitur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport 24 orësh. 

Në rastin e dytë, një person  i ka shkaktuar dhunë psikike dhe e ka larguar nga banesa e tyre bashkëshorten e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 11.11.2026-09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe e kishte larguar nga banesa e tyre bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. 

Rasti tjetër ka ndodhur dje rreth orës 18:00, kur prindërit janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i mitur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 11.11.2026-18:00. Dy viktimat mashkull dhe femër kosovarë, dyshohet se ishin sulmuar fizikisht nga djali i tyre i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/