Sekuestrimi i 43 armëve të gjata automatike, Sveçla: Do të vazhdojmë me vendosmeri në luftimin e krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me operacionin e Policisë dhe Prokurorisë Speciale që ka përfunduar me arrestimin e një shtetasi gjerman dhe sekuestrimin e 43 armëve të gjata automatike. Ai ka thënë se lufta e tyre kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur, shkruan lajmi.net.…

Lajme

11/11/2026 13:52

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me operacionin e Policisë dhe Prokurorisë Speciale që ka përfunduar me arrestimin e një shtetasi gjerman dhe sekuestrimin e 43 armëve të gjata automatike.

Ai ka thënë se lufta e tyre kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur, shkruan lajmi.net.

“Institucionet tona po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në parandalimin dhe luftimin e çdo veprimtarie kriminale, përfshirë rrjetet e trafikimit ndërkombëtar, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë, të vendit tonë dhe më gjerë. Sundimi i ligjit nuk ka kompromis. Do të vazhdojmë me vendosmëri në luftimin e krimit të organizuar dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: