​Komisioni miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Pas diskutimeve, Komisioni për Buxhet ka miratuar në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027. Projektbuxheti 4.27 miliardë mori gjashtë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Po ashtu, Komisioni ka miratuar edhe Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2025. Ky raport u…

Lajme

11/11/2026 13:45

Pas diskutimeve, Komisioni për Buxhet ka miratuar në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027.

Projektbuxheti 4.27 miliardë mori gjashtë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Po ashtu, Komisioni ka miratuar edhe Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2025.

Ky raport u miratua me katër vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.