Dyshohet se u dhunua një e mitur në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
Një rast i tmerrshëm i dhunimit të një të miture është raportuar dje në Fushë Kosovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është një vajzë e mitur, shtetase e Kosovës, e cila dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar. Pas raportimit të rastit, viktima është dërguar në strehimore. Ndërkohë, Policia ka arrestuar personin…
Lajme
Një rast i tmerrshëm i dhunimit të një të miture është raportuar dje në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është një vajzë e mitur, shtetase e Kosovës, e cila dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar.
Pas raportimit të rastit, viktima është dërguar në strehimore.
Ndërkohë, Policia ka arrestuar personin e dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Dhunim”./Lajmi.net/