Dyshohet se bashkëjetonte me një vajzë nën 16 vjeç në Vushtrri, arrestohet një burrë
Një burrë është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se po bashkëjetonte me një vajzë të mitur, nën moshën 16-vjeçare. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ishte regjistruar më 30 shtator 2026, ndërsa më 10 nëntor, pas veprimeve operative, Policia ka arritur të identifikojë lokacionin ku po qëndronin i dyshuari dhe e mitura, raporton…
Lajme
Një burrë është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se po bashkëjetonte me një vajzë të mitur, nën moshën 16-vjeçare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ishte regjistruar më 30 shtator 2026, ndërsa më 10 nëntor, pas veprimeve operative, Policia ka arritur të identifikojë lokacionin ku po qëndronin i dyshuari dhe e mitura, raporton lajmi.net
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari dhe vajza e mitur, të dy shtetas të Kosovës, po jetonin në një banesë.
“Më 10.11.2026 përmes rrugëve operative është identifikuar lokacioni ku i dyshuari mashkull kosovar, ishte duke jetuar me të miturën femër kosovare në një banesë”, thuhet në raportin policor.
Pas identifikimit të lokacionit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç”./Lajmi.net/