Cilat janë pesë ndeshjet më interesante për t’u parë gjatë Ligës së Kombeve?

Liga e Kombeve do të sjellë gjallëri, emocione dhe rivalitet. Me fazat vendimtare të grupeve në Ligën e Kombeve të UEFA-s, përballjet klasike të Amerikës së Jugut dhe ndeshjet e Brazilit në program, kjo periudhë ofron disa takime që mund të zbusin mallin për futbollin e klubeve, shkruan IndeksOnline. Sipas gazetarit Alex Xavier, në një…

Sport

11/11/2026 08:41

Liga e Kombeve do të sjellë gjallëri, emocione dhe rivalitet.

Me fazat vendimtare të grupeve në Ligën e Kombeve të UEFA-s, përballjet klasike të Amerikës së Jugut dhe ndeshjet e Brazilit në program, kjo periudhë ofron disa takime që mund të zbusin mallin për futbollin e klubeve, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Alex Xavier, në një artikull të publikuar në Flashscore, periudha nga 9 deri më 17 nëntor do të jetë e mbushur me përballje që meritojnë vëmendje të veçantë.

Në Evropë, dy raundet e fundit të Ligës së Kombeve do të jenë vendimtare për të përcaktuar se cilat ekipe do të kualifikohen në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Këtu janë 5 ndeshjet që meritojnë më shumë vëmendje gjatë kësaj dritareje ndërkombëtare:

1.Italia kundër Francës me 12 nëntor

Një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin evropian. Të dyja kombëtaret po garojnë për vendin e parë në Grupin A1 të Ligës së Kombeve. Kjo përballje e cila ishte gjithashtu finalja e Kupës së Botës 2006 mund të rezultojë vendimtare për përcaktimin e fituesit të grupit në turneun e UEFA-s.

2. Anglia kundër Kroacisë me 12 nëntor:

Një përballje që sjell ndërmend takime historike në kompeticione të mëdha, përfshirë gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018.

3.Portugalia kundër Danimarkës me14 nëntor në të cilën Portugalia, Ndeshja do të tërheqë edhe më shumë vëmendje, pasi është përballja e parë e Portugalisë pas njoftimit dramatik të Cristiano Ronaldos për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar.

4. Spanja kundër Anglisë me15 nëntor

Një përballje e përsëritur mes finalistëve të Euro 2024, ku Spanja fitoi titullin pas një fitoreje 2-1.

5. Gjermania kundër Holandës me 16 nëntor .Gjermania dhe Holanda do të përballen për herë të dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të Jürgen Klopp-it në krye të katër herë kampionëve të botës.