Kosova mirëpret nominimin e ambasadorit të ri amerikan, Dugolli me mesazh për Bogachekun
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë. Përmes një mesazhi të nënshkruar nga ambasadori Ilir Dugolli, është shprehur gatishmëria për bashkëpunim dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet 2 vendeve. “Urime Michael Bogachekut për nominimin e tij…
Lajme
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë.
Përmes një mesazhi të nënshkruar nga ambasadori Ilir Dugolli, është shprehur gatishmëria për bashkëpunim dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet 2 vendeve.
“Urime Michael Bogachekut për nominimin e tij për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Republikën e Kosovës”, thuhet në mesazh.
“Presim me kënaqësi të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë e qëndrueshme dhe marrëdhënien unike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet tutje.
Nominimi i Bogachekut është raportuar më 10 nëntor 2026, ndërsa konfirmimi i tij nga Senati mbetet në pritje.