Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas 16 shtatorit, vendit i duhet përgjegjësi, vendosmëri dhe veprim
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim në Prizren me strukturat, aktivistët dhe bashkëpunëtorët e tij, ku temë diskutimi ishte “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”. Gjatë këtij takimi janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, pasojat e aktgjykimit të marrë në Hagë, dinjiteti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ligji për…
Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim në Prizren me strukturat, aktivistët dhe bashkëpunëtorët e tij, ku temë diskutimi ishte “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, pasojat e aktgjykimit të marrë në Hagë, dinjiteti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ligji për Dhomat e Specializuara, si dhe gjendja ekonomike dhe sociale në vend, transmeton lajmi.net.
Limaj ka vlerësuar se ndikimi i aktgjykimit tejkalon procesin gjyqësor ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ai ka theksuar nevojën për më shumë qartësi, përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete lidhur me çështjet që, sipas tij, prekin interesin shtetëror të Kosovës./lajmi.net/