Inspektorati ndal punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj janë ndërprerë përkohësisht, pasi inspektorët kanë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. Vendimi për ndalimin e punimeve është marrë nga Inspektorati Qendror i Punës, pas një inspektimi në terren, ku janë konstatuar shkelje të rregullave që kanë për qëllim mbrojtjen e punëtorëve.…

Lajme

10/11/2026 17:40

Punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj janë ndërprerë përkohësisht, pasi inspektorët kanë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Vendimi për ndalimin e punimeve është marrë nga Inspektorati Qendror i Punës, pas një inspektimi në terren, ku janë konstatuar shkelje të rregullave që kanë për qëllim mbrojtjen e punëtorëve.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të punës.

Inspektorati ka rikujtuar se zbatimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor i çdo punëdhënësi dhe përgjegjësi thelbësore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Po ashtu, institucioni u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të sigurta për punëtorët.