Çitaku takohet me Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, të zhvilluar në Prishtinë, ato kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, raporton lajmi.net Sipas njoftimit të PDK-së, Çitaku…

Lajme

10/11/2026 12:36

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, të zhvilluar në Prishtinë, ato kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit të PDK-së, Çitaku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Ajo ka vlerësuar se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i rëndësishëm për forcimin e shtetësisë së Kosovës, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit, Çitaku ka ritheksuar gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë.

Sipas saj, ky bashkëpunim është i rëndësishëm për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës./Lajmi.net/