Ekzekutohen pagat për punëtorët teknikë – pritet rifillimi i punës në shkolla dhe çerdhe në Prishtinë

Pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, punëtorët teknikë të të cilëve ishin në grevë, janë ekzekutuar gjatë ditës së djeshme. Pas këtij zhvillimi, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës pret që puna në shkolla dhe çerdhe të rifillojë në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur, raporton lajmi.net Përmes një njoftimi, drejtori i Arsimit ka bërë…

Lajme

10/11/2026 10:14

Pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, punëtorët teknikë të të cilëve ishin në grevë, janë ekzekutuar gjatë ditës së djeshme.

Pas këtij zhvillimi, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës pret që puna në shkolla dhe çerdhe të rifillojë në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur, raporton lajmi.net

Përmes një njoftimi, drejtori i Arsimit ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të krijohet një Task-Forcë, e cila do të merret me mbikëqyrjen e higjienës në çdo shkollë dhe çerdhe të kryeqytetit.

Sipas tij, ky mekanizëm do të ketë për qëllim sigurimin e respektimit të standardeve higjieno-sanitare, si dhe kërkimin e përgjegjësisë nga operatorët ekonomikë dhe punonjësit e Drejtorisë së Arsimit.

“Shëndeti i fëmijëve tanë është i panegociueshëm”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Arsimit, Arianit Elshani.

Ndërkaq, pas ekzekutimit të pagesave, mbetet të shihet nëse punëtorët teknikë do t’i rikthehen punës dhe nëse procesi i mirëmbajtjes dhe higjienës në institucionet arsimore të Prishtinës do të normalizohet./Lajmi.net/